KreuCelebrity

Xhemi ka një shoqe të ngushtë moderatore, dhe ajo nuk është Arbana!

Me apo pa dëshirën tonë, rrjetet sociale janë shndërruar në burim të madh informacioni, e kjo nuk vlen vetëm për shqiptarët. VIP-at e huaj, në një mënyrë apo në një tjetër, po lënë disi të pa punë paparacët, për aq kohë sa pothuajse çdo lëvizje e tyre zbulohet nga aktiviteti në Facebook, Instagram apo Twitter.

Nga Instagrami mësuam se Xhemi nuk ka vetëm Arbanën shoqe të mirë, kur vjen puna tek moderatorer. Postimi më i fundit i saj, me trajnerin e crossfit, Edmond Stafa, ka shkaktuar jo pak të qeshura tek komentuesit. “…në Tiranë vetëm crossfit, kurse në Sarandë vetëm akullore që të bëhemi gati për në Tiranë pastaj”, ka shkruar ndër të tjera Xhemi, përgjigjet për të cilën nuk kanë qenë të pakta. “Ha, n’ruje, se vetëm ti nuk shëndoshesh”, ka komentuar Amarda Toska, duke lënë të kuptohet se mes saj dhe moderatores ka një marrëdhënie më tepër se sa thjesht kolege. E këtë e vërteton edhe më shumë përgjigja e Xhemit, e cila i thotë: “N’ruje, ke humb fare”. Edhe zhargoni i përdorur na lë të kuptojmë se Toska dhe Shehu janë në të vërtetë dy mikesha të ngushta. Në galeri do të gjeni postimin e plotë.