Nënat, dobësia e fëmijëve dhe anasjelltas. Edhe nëse kërkojmë në vendet më të përparuara të botës, meraku i mamave mbetet i njejtë kudo. Ky instikt i pakontrolluar shpesh bëhet burim konfliktesh të vogla, ashtu sikurse shkaktojnë jo pak të qeshura. Këtë na e ka vërtetuar më së fundmi Bebe Rexha, nëpërmjet një postimi në My Story.
Fotografimi i bisedës me mesazhe mes saj dhe të ëmës, të bën të kuptosh se kjo e fundit mbetet tipike nënë ballkanase, ashtu sikurse kuptohet lehtë se në vena i rrjedh gjak shqiptari. “Sinqerisht, si t’u duke mbrëmë?”, e ka pyetur Bebe lidhur me daljen e saj në një emision televiziv. “Vërtetë shkëlqyeshëm, vetëm se nuk duhet të kishe thë fjalën ‘masturbim’ dhe duhet të ishe betuar më pak”, është përgjigjur nëna e Rexhës, gjë që e ka bërë të bijën ta kalojë me humor gjithë këtë situatë. Dhe ta mendosh se ne mendojmë se të famshmit nuk vuajnë për këto situata…
Ç’ka ndodhur me buzët e Elvanës?!
Si i inkurajon Aurela nënat e reja?
Ku gjen paqe Elvana Gjata?
Look-u i ri i Rihanna-s na shokoi fare!
Luana, një sirenë në botën nënujore!
Era Istrefi nxeh skenën në Rumani!
“Forever is over” mahnit Francën!
Jennifer Lopez shtatzënë?!

