Dy moderatoret e Top Media, Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu, përveçse kolege janë edhe mikesha të ngushta.
Në rrjetet sociale ndajnë shpesh momentet që kalojnë me njëra-tjetrën jashtë ekranit. Madje edhe djemtë e tyre janë bërë shokë!
Vetëm pak kohë më parë Arbana postoi në Instagram një foto të Xhemit me maskën e zezë në fytyrë. Ndërsa sot, ajo na ka treguar se ka tentuar ta telefonojë mikeshën e saj e cila i është përgjigjur duke i uruar mirëmëngjesin në orën 11.29. Për t’u “hakmarrë” Arbana ka ndarë një foto të Xhemit të sapozgjuar nga gjumi, me bukurinë natyrale që e karakterizon.
“Ai momenti kur e ke marre ne tel 63773 here dhe të thotë mjesi në 11.29”, shkruan Arbana. Të bie në sy në këtë postim edhe komenti i kolegut të Xhemit, Gaz Pajës i cili shkruan: “Eh sikur të zgjoheshim të gjithë kaq bukur…”
Arbana dhe Xhemi njihen për komentet argëtuese e ironike që bëjnë vazhdimisht në profilet e njëra-tjetrës në Instagram.

Çfarë transformimi, Nik Xhelilaj!








Ç’ka ndodhur me buzët e Elvanës?!



Si i inkurajon Aurela nënat e reja?





Ku gjen paqe Elvana Gjata?


