Ndoshta nuk po dëgjojmë shumë për karrierën e saj muzikore, por diçka është e sigurt: Dafina po e shijon jetën në maksimum! Nga daljet me të dashurin, e deri tek miqtë amerikanë e jo vetëm, Duffye-n nuk e shohim kurrë njësoj. Pothuajse çdo herë me paraqitje ndryshe dhe e shoqëruar me plot shokë e shoqe, këngëtarja na ka treguar shumë për stilin e saj të jetesës.
E përshtatur më së miri në SHBA, Dafina shihet shpesh në ambjente festive, por edhe kulturore. Mungesa e saj në muzikë nuk do të thotë që artistja nuk ndjek mjediset që kanë lidhje me artin. Pasditen e sotme, me apo pa koshiencë, Duffye na ka dhënë një sugjerim të mirë për menunë e orëve të vona. E kush do të rëndohet me sasi të mëdha ushqimi, pak orë para gjumit? Askush! Ja pse Dafina ka zgjedhur një sallatë vegane, të pasur me perime, salca të ndryshme, si dhe fara luledielli. “Sallatë e bërë në shtëpi”, ka shkruar këngëtarja, duke u treguar bujare për të zbuluar përbërësit e saj. Për më tepër, shikoni postimin e mëposhtëm. ‘Yummy’, apo jo?

Ja si e priti 20-vjetorin Kylie Jenner…!











Çfarë transformimi, Nik Xhelilaj!







