Lajme të mira për çiftin Brangelina! Sa mund të jemi hidhëruar për ndarjen e tyre, po aq optimistë po bëhemi tani që burime të afërta të çiftit kanë deklaruar se aktorët janë ndalur së marri me divorcin.
Brad Pitt mesa duket po lufton me pijen, e ka qenë esëll për një kohë të gjatë. Sipas burimeve, Pitt dëshiron me çdo kusht ta rifitojë bashkëshorten e tij, dhe nga ana tjetër Jolie ka dashur vetëm diçka gjatë gjithë kësaj periudhe: i shoqi duhet ta pranonte dhe të përballej me problemin e tij. Në intervistën për GQ, aktori e pranoi se duhet të ishte shumë më shumë për fëmijët e tij, ashtu sikurse duhet të bënte më tepër për familjen. Proçedurat e divorcit nisën, por kanë mbetur pezull nga të dyja palët. Mesa kuptohet, Brangelina duan të mbeten akoma të tillë, edhe pse heshtja e tyre pas këtyre aludimeve shpjegohet me faktin e ruajtjes së privatësisë për hir të fëmijëve. Epo, të kryqëzojmë gishtat…!







Çfarë transformimi, Nik Xhelilaj!








Ç’ka ndodhur me buzët e Elvanës?!



Si i inkurajon Aurela nënat e reja?

