KreuCelebrity

Tuna, inate vetëm me Norën, por jo me Robertin!

Ato ishin mikesha shumë të mira, deri sa një ditë u përfol se Tuna dhe Nora Istrefi nuk flisnin më me njëra-tjetrën. Rezultoi një thashethem i vërtetë, e çdo gjë dukej pa probleme, deri në çastin që…Tuna u lidh me vëllain e bashkëshortit të Norës! Dashuria e tyre çoi në lindjen e një djali, prononcim për të cilin patën pothuajse të gjithë kolegët, përveç çiftit Berisha.

Roberti u pa rreth dy javë më parë në shtëpinë e të vëllait, duke mbajtur në krah Tianin, trashëgimtarin më të ri të familjes së Patrisit. Kjo ishte shenja e parë që tregoi se vëllezërit nuk mbanin inate me njëri-tjetrin. Por, dita e sotme e ka përforcuar këtë fakt, me një gjest të bërë nga ana e Tunës. Në InstaStory-n e këngëtares shihet i publikuar një fragment nga kënga më e re e Robertit. Ky suport kaq i hapur ndaj kunatit, tregon se Nora është e vetmja që nuk ruan raportet me Tunën. Ku i dihet, ndoshta dhe Istrefi do të ndikohet nga gjithë ky afrimitet i palës tjetër, e pse jo, shumë shpejtë mund ta shohim duke mbajtur Tianin e vogël në krahë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF