Është sipërmarrësja më e re e klanit Kardashian-Jenner, me linjën kozmetike që mban emrin e saj. Edhe pse është e pabesueshme, Kylie Jenner ka arritur të mbledhë plot 10 milion dollarë brenda një dite të vetme, shifër që çmendi internetin. Mes gjithë kësaj çmendurie, ajo që surprizon më shumë është fakti se Kylie është vetëm 20 vjeç, përvjetor të cilin e feston sot.
Një event kaq i veçantë nuk kishte si të vinte pa paraqitjen e saj provokuese, e Jenner arriti të rriste temperaturat më shumë seç duhet pasditen e djeshme. Buzë pishinës, veshur me bikini bezhë, format bombastike të Kylie-t na bënë të kuptojmë se 20-vjetori e ka gjetur yllin televiziv më seksi se kurrë. Tashmë me një reality show krejt personal, më e vogla e familjes Jenner po shijon famën si duhet. Me siguri festimet mbi eventin e sotëm nuk do të kenë të ndalur, e natyrisht presim të shohim më tepër nga Kylie ditët në vijim. Klikoni në galeri për paraqitjen e saj shpërthyese.