KreuCelebrity

Shpërthen Flori, deklaron ndjenjat për dashurinë e jetës së tij!

Është një nga muzikantët më të preferuar shqiptarë, e karriera e tij disa vjeçare ka sjellë vetëm prodhime të reja e një numër të konsiderushëm hitesh. Vënë në qendër të vëmendjes edhe për jetën private, Flori Mumajesi ka dëshiruar të jetë i rezervuar në këtë aspekt. I përfolur gjatë për një lidhje të mundshme me Elvana Gjatën, asnjëri prej tyre nuk pranoi kurrë thashethemet mbi diçka të tillë.

Por, mesa duket kishte ardhur koha që Mumajesi të deklaronte dashurinë e jetës, e për më tepër ka dhënë një deklaratë të shkurtër publike lidhur me të. “Mund të mos kem lindur me këmishë!(me fat) Por një gjë është e sigurt, jam përqafuar me muzikën në dëgjimin e parë…Bekuar që të kam dhe që je aty gjithmonë me mua. #muzikës”, ka shkruar Flori, duke e bërë të qartë se ndjenja të tilla ia dedikon vetëm artit që ai bën e askujt tjetër (të paktën për momentin). Plot surpriza janë VIP-at tanë…!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF