Ata janë ndër çiftet më premtuese në Hollywood, bashkimi i të cilëve lumturoi pa masë fansat e të dy palëve. Duke shijuar rritjen e vajzës së tyre, Jessica Biel dhe Justin Timberlake duken si çifti ideal. Aktorja i është përgjigjur disa prej pyetjeve të fansave, duke shkaktuar humor, por edhe të papritura.
Kur një nga fansat i është drejtuar se cilin çift do të preferonte t’i portretizonte në një film biografik Biel dhe Timberlake, artistja ka zgjedhur Seth Rogen dhe bashkëshorten e tij. E kjo nuk ka qenë asgjë më shumë se sa një përgjigje sa e ëmbël, aq dhe komike. Ajo që ka surprizuar ka qenë fakti që Jessica ka pranuar se nuk i ka dëgjuar pothuajse fare grupin NSYNC. Ironia? Kjo është banda e djemve në të cilën Justin Timberlake ka nisur karrierën…ashtu sikurse nisi dhe fama si një nga djemtë më të bukur në botën e muzikës! “Isha një ‘nerd’-e që shkonte në teatër, dëgjoja muzikë të viteve ’50-’60 në atë kohë, e nuk kisha fare interes të dëgjoja grupe të tilla. Nëse do të isha një vajzë e kohës, do të zgjidhja NSYNC me çdo kusht”, ka shpjeguar Biel. Uh, fati i Timberlake, që kur u njoh me aktoren, ishte krejt i pavarur duke kënduar hite si “Sexy Back”. Jo keq, Justin!