Sot shënjon tre vjetori i ndarjes së tij nga jeta, e të gjithë e kujtojnë me mall Robin Williams. Aktor i jashtëzakonshëm, komedian tejet i talentuar, e mbi të gjitha, një ndër më inteligjentët ndër rradhët e kolegëve, Williams i dha lamtumirën kësaj bote në moshën 63-vjeçare. Theu zemrat e shumë fansave, por edhe të gati çdo kinefili, dhe jo më kot. Me një këndvështrim krejt ndryshe për jetën, e një filozofi të jetuari unike, Robim Williams la pas me dhjetëra role ikonike, performanca të jashtëzakonshme, ashtu sikurse i dha botë së yjeve një tjetër kuptim, falë shprehjeve të tij të paharrueshme, nëpërmjet së cilave ne e kujtojmë aktorin sot:
1. Na është dhënë vetëm një shkëndijë çmendurie. Nuk duhet ta humbasim.
2. Mendoj se njerëzit më të trishtuar përpiqen më shumë se çdokush që t’i bëjnë të tjerët të lumtur, sepse ata e dinë më së miri ç’do të thotë të ndihesh i pavlerë, e nuk dëshirojnë që dhe tjetri të ndihet po ashtu.
3. Gjithçka duhet është një buzëqeshje e bukur fallco, për të fshehur një shpirt të plagosur, kështu askush nuk do ta dijë sa i thyer je përbrenda.
4. Mendoja se më e tmerrshmja që mund të ndodhë në jetë është të përdundosh vetëm. Në fakt, më e tmerrshmja është të përfundosh me njerëz që të bëjnë të ndihesh vetëm.
5. Jeta është mësuesi më i mirë, por për fat të keq, i vret të gjithë studentët.
6. Do të kesh ditë të vështira, por të nesërmen do të zgjohesh me mendjen tek ato gjëra që nuk i kishe vënë re më parë.
7. Humbja e vërtetë është e mundur vetëm atëherë kur do diçka më shumë se vetveten.
8. Përpiqem t’iu jap një shpjegim gjërave, e besoj kjo është arsyeja pse unë besoj në fat.
9. Nëse ndihesh vërtetë i dëshpëruar, drejtohu tek dikush. Mos harro: vetëvrasja është një zgjidhje e përhershme, për një problem të përkohshëm.
10. Pavarësisht çka ju thonë njerëzit, fjalët dhe idetë mund të ndryshojnë botën.

Anxhela Martini më e dashuruar se kurrë!

Çfarë mendon Arditi për të birin, Jonin?


Alketa Vejsiu pjesë e Mediaset?




Ja si e priti 20-vjetorin Kylie Jenner…!











Çfarë transformimi, Nik Xhelilaj!
