Aktorja Shannen Doherty, e njohur për rolin e Brenda-s në serialin e viteve ’90-të, “Beverly Hills” prej dy vitesh vuante nga tumori në gji. Që nga ajo periudhë, aktorja ka ndarë me ndjekësit në Instagram gjithë momentet e vështira që ka kaluar, sëmundjen, terapinë dhe shpresën për shërim.
Pas trajtimeve dhe kimioterapisë, duket se gjithçka ka shkruar mirë! Ajo ka shkuar me pushime me bashkëshkortin në Meksikë dhe i kanë dalë flokët sërish! Pas rritjes së flokëve, Shannen ka ndjerë sërish dëshirën për të shkuar te parukieri e për të ndryshuar look. Ajo i ka prerë shkurt dhe ka falenderuar parukierin e saj që e ka bërë të ndihet si një pariziene seksi me këtë prerje.
Duket se mrekullitë ekzistojnë! Shfletoni galerinë për të parë fotot e aktores!


Si e festoi 25-vjetorin Cara Delevigne?










Anxhela Martini më e dashuruar se kurrë!

Çfarë mendon Arditi për të birin, Jonin?


Alketa Vejsiu pjesë e Mediaset?




Ja si e priti 20-vjetorin Kylie Jenner…!
