KreuCelebrity

Si e festoi 25-vjetorin Cara Delevigne?

Cara Delevigne, modele, aktore dhe së fundmi edhe një këngëtare e talentuar ka festuar 25-vjetorin e lindjes!

Modelja ka festuar një ditëlindje argëtuese e plot stil. Falë profilit Instagram kemi shijuar edhe në një pjesë të udhëtimit të saj festiv me mikeshat më të ngushta në Meksikë. Ylli protagonist i “Valerian” ka qenë e shoqëruar me mikeshat e saj të famshme modele dhe aktore si  Adwoa Aboa, Jamie Winstone, Alice Dellal, Georgia May Jagger dhe Mary Charteris dhe të gjitha së bashku fluturuan me një avion privat drejt Meksikës.

Vajzat janë rehatuar në resortin Chable, vetëm pak minuta larg qytetit historik Merida të Gadishullit Jukatan. Një ambient festiv ideal i cili përmban edhe koleksionin më të gjerë të tekilës në botë. Cara dhe mikeshat e saj kanë bërë plazh në ishullin Holbox dhe janë argëtuar edhe në pishina e në xhiro me varkë. Për nder të Cara-s ato kishin veshur të gjitha njësoj bluza T-Shirt me ngjyrë të zezë dhe me portretin e saj të stampuar në to.

Gëzuar ditëlindjen Cara!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF