Dashuria e nënave për fëmijët është e padiskutueshme, e këtë e vërtetojnë më së miri edhe të famshmet. Një mga personazhet shqiptare, që nuk nguron kurrë të zbulojë detaje nga marrëdhënia e saj me të birin, është edhe Hueyda El Saied. Fundjavën e shkuar pamë Gabrielin teksa performonte me një kitare lodër, e tani kishte ardhur momenti ta shihnim talentin e tij teksa shpaloset në një tjetër drejtim.
Së bashku me Hueydën, Gabrieli e ka kaluar mbrëmjen në një ambjent festiv, ku gjithçka shihet është atmosfera plot hare e njerëzve përreth. Muzika ka bërë të sajën e i vogli i El Saied nuk i ka rezistuar dot ritmit. Në dy nga videot e publikuara nga balerina, kuptohet më së miri se Gabrieli vështirë se ka ndaluar. Madje, në një prej postimeve, Hueyda ka shkruar me humor: “Ora 12 e natës dhe Gabrieli vetëm kërcen…S’e di kujt i ka ngjarë”. Eh, natyrisht, e kemi kuptuar se djali ka trashëguar dashurinë për artin nga e ëma, e pse jo, ndoshta në të ardhmen, e shohim emrin e tij në një nga këto fusha. Klikoni në galeri për postimin e plotë.







Si e festoi 25-vjetorin Cara Delevigne?










Anxhela Martini më e dashuruar se kurrë!

Çfarë mendon Arditi për të birin, Jonin?

