Ata janë shndërruar në një nga çiftet më të preferuar të shoubznesit shqiptar, sidomos pas martesës para pak javësh. Ende duke shijuar muajin e mjaltit jashtë vendit, postimet e Turit dhe Orindës nuk kanë të ndalur! Kemi parë shumë nga shakatë mes tyre, ashtu sikurse na kanë dhuruar çastet më të ëmbla të ndara mes njëri-tjetrit. Por, Orinda na ka surprizuar jo pak këto orët e fundit…
Si shumica e kolegëve, Huta është rikthyer pas në kohë, duke publikuar dy imazhe të sajat të shumë viteve më parë. Me kokën e mbushur me gërsheta, Orinda adoleshente nuk ndryshon shumë nga sot. Duket si në një nga performancat e saj të para, por ajo që shkakton humor është shkrimi i këngëtares mbi foto: “Sa shumë gërsheta paskam pasur…Më qenka zvogëluar koka më duket”. Mes mrekullive që po përjeton gjatë muajit të mjaltit, Orinda ka gjetur kohën edhe për postime të këtij lloji. Klikoni në galeri për të parë imazhet.






Si e festoi 25-vjetorin Cara Delevigne?










Anxhela Martini më e dashuruar se kurrë!

Çfarë mendon Arditi për të birin, Jonin?


Alketa Vejsiu pjesë e Mediaset?
