Është një ndër aktoret më aktive në fushën e kinematografisë, rolet e së cilës vështirë se numërohen. Edhe pse në moshë të re, Keira Knigjtley ia ka dalë të performoje personazhe nga më të ndryshmet, duke filluar nga një vajzë futbolliste, e deri tek shërbyesja e aristokracisë ruse. Të gjitha këto kanë kërkuar transformime fizike e jo vetëm nga ana e Knightley-t, e kjo mesa duket ka sjellë plot telashe të tjera për aktoren.
Artistja ka deklaruar se ka mbajtur paruke për plot pesë vite! Ajo shpjegon se arsyeja që e ka çuar drejt një vendimi të tillë, ka qenë humbja e një sasie të madhe flokësh për një periudhë shumë të shkurtër. “Situata u nderlikua aq shumë, saqë realisht më mbeteshin flokët në dorë. Gjeta zgjidhje me paruken për një periudhë të gjatë kohore, opsion i cili më ndihmoi shumë në rikuperimin e flokëve”, ka shojeguar Keira. Tashmë një problem i hedhur pas krahëve, Knightley i jep atribute edhe shtatzënisë mbi përmirësimin e gjendjes së saj: “Floku im origjinal është me onde të çmendura, e që pas lindjes së fëmijës dendësia është shtuar 10-fish!” Epo, të gjithë e kalojmë nga një fazë të keqe, apo jo?









Si e festoi 25-vjetorin Cara Delevigne?










Anxhela Martini më e dashuruar se kurrë!
