Ata u vunë në shënjestrën e thashethemeve deri pak kohë më parë, ku gjithmonë përflitej një ndarje e mundshme mes tyre. Siç themi dhe ne, “ku ka zë, s’është pa gjë”, nuk është çudi që David Beckham ta ketë tradhëtuar bashkëshorten me të tjera femra, por kjo nuk ka qenë arsye që Victoria të mposhtë familjen nga fjalët që qarkullojnë. Mes shumë fëmijësh e dashurisë që tregojnë ndaj njëri-tjetrit, në aparencë çifti Beckham duket ideal në këtë aspekt. Por, si janë njohur David dhe Victoria?
Ylli i futbollit ka deklaruar se e kuptoi që do të martohej me Victoria-n, kur e pa për herë të parë tek një video e Spice Girls. Nga ana tjetër, bashkëshortja e Beckham ka rrëfyer se çasti kur ka rënë në dashuri për David, ka qenë kur e ka parë këtë të fundit në një tavernë në Manchester. Madje, për këtë i ka shkruar dhe një letër vetes adoleshente: “Teksa futbollistët e tjerë qendrojnë duke shijuar ndonjë gotë me miqtë e tyre, David është i vetmi që rri pranë familjes. Edhe ti vetë, qendron shumë pranë familjes, kështu do ta kuptosh gjithmonë sa të afërt do ta ndjesh. Do të të kërkojë numrin e telefonit. (Akoma e ka biletën e avionit Londër-Mançester, ku e shënove [numrin]). Ky ka qenë momenti i parë kur të dy kuptuan ndjenjat për njëri-tjetrin, dashuri që u kurorëzua me martesë në 1999…








Si e festoi 25-vjetorin Cara Delevigne?










Anxhela Martini më e dashuruar se kurrë!

Çfarë mendon Arditi për të birin, Jonin?
