Të gjithë u dashuruam me Cameron Diaz në filma si: “Maska”, “Çdo gjë rreth Merit”, “Ëngjëjt e Çarlit” etj. Cilësuar si një nga bjondet më seksi nē Hollywood, Diaz deklaroi se do tē hiqte dorë nga aktrimi, të paktën për ca kohë. Presioni i famës dhe industrisë kinematografike në përgjithësi, shtynë aktoren drejt një vendimi të tillë.
Diaz ka pritur t’i kalonte të 40-tat për të vendosur unazën e martesës në gisht. Disi të habitur nga ky fakt, gazetarët nuk e kanë lënë në hije diçka të tillë. Pyetur më gjatë për këtë lloj zgjedhje, artistja është shprehur se për të çdo gjë lidhet me bashkëpunimin dhe të qenurit partner në çdo fushë të jetës. “Është partneri im në jetë e në çdo gjë tjetër. Nuk kam patur kurrë dikë që të më mbështesë kaq shumë, të më japë kurajo e forcë për të qenë vetvetja”, ka deklaruar Diaz, për të vazhduar më tej: “Bashkëshorti im më ka mësuar çdo të thotë të ndihesh i barabartë. Kam mësuar shumë prej tij. Çdo ditë e më shumë e shoh dhe ndjej teksa inspirohem. Jam shumë me fat”. Epo, mesa duket pritja e Diaz ia ka vlejtur çdo sekond!