Nora Istrefi ka një karrierë të gjatë tashmë në fushën e muzikës, edhe pse fama e saj mbeti brenda kufijve të Shqipërisë, Kosovës e diasporës. Askush nuk e priti që dalja e Erës në skenë do të sillte shumë zhurmë e famë, dhe të gjithë u habitëm kur ‘Bon Bon’ pushtoi jo vetëm Ballkanin, por edhe Europën, e së fundmi amerikën. Zhvendosur tashmë në SHBA, gjithçka po shohim nga Era janë suksese të vogla, por që premtojnë shumë për një të ardhme të afërt.
A ka rivalitet mes Norës dhe Strefie-t? Diçka e tillë nuk shihet të zërë vend mes motrave, e në fakt në sy bie veç e kundërta. Edhe pse nuk shfaqen shpesh bashkë, ndoshta për shkak të largësisë, suporti i Norës ndaj Erës dhe e anasjellta, ndjehen në çdo moment. Së fundmi, më e vogla e familjes Istrefi ka publikuar një foto me të motrën, e imazhi flet fare qartë. “Grim dhe dashuri prej motre”, ka shkruar Strefie poshtë dy postimeve, në një prej së cilit shfaqet vetëm, e veshur komplet me të zeza, e sytë e lyer me rozë të ndezur janë ato çka vërehen më shumë se çdo gjë tjetër. Në foton e dytë, e përqafuar me Norën, Era tregon shumë mbi raportin që ajo ka me këngëtaren e muzikës pop. Motrat janë vërtetë të pazëvendësueshme, apo jo? Në galeri do të gjeni imazhet e plota.