KreuCelebrity

Një e dielë tipike shqiptare për Dafina Zeqirin!

Nuk është hera e parë që Dafina tregon me krenari origjinën e saj. Mbështetëse e çdo lloj grupimi shoqëror apo kulturor, Duffye nuk ka nguruar të shprehë hapur opinionin e saj lidhur me këtë cështje. Ajo ka postuar sot në My Story, ndër të tjera, një shprehje të publikuar më parë nga Obama: “Askush nuk ka lindur duke e urryer tjetrin për shkak të ngjyrës së lëkurës, fesë apo prejardhjes së tij”…

Nuk dihet nëse ka patur diçka konkrete që e ka ngacmuar këngëtaren në këtë drejtim, por një gjë është e sigurt: Dafina e ka shpalosur krenarinë për origjinën këtë të dielë më shumë se kurrë. E veshur me ngjyrat e flamurit, fillimisht Zeqiri ka postuar një imazh të një çakmaku me simbolin e shqiponjës. Një postim i dytë, (këtë herë video duke ndezur çakmakun) mban disa fjalë të shkruara në shqip: “Ja qesim flakën. E kallim krejt. Anglisht: It’s lit”. E së fundmi, Dafina surprizon sërish, duke publikuar një imazh të plotë të vetes, ku shprehet: “Kuq e zi, ngjyrat e mia të preferuara”. Nuk dihet shkaku i gjithë këtij patriotizmi, por le të themi se Duffye nuk zhgënjen aspak në këtë pikë. Në galeri do të gjeni fotot e këngëtares.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF