KreuCelebrity

Me çfarë melodie zgjohet bashkëshorti i Eminës?

Pas pushimeve fantastike me familjen në vendlindjen e saj, supermodelja Emina Çunmulaj është kthyer në Los Angeles. Ajo na ka treguar përmes Instagram se e ka marrë malli për peizazhet dhe natyrën e bukur të fshatit të lindjes.

Sot, Emina ka treguar përmes Instagram se cila është melodia që bashkëshorti i saj mban si alarm zgjimi në telefon. Është pikërisht balada “All of me” e këngëtarit amerikan John Legend. Ajo na ka zbuluar se kjo është kënga e ceremonisë së martesës së tyre, ndaj jo më kot bashkëshorti i saj e mban si zile zgjimi çdo ditë.

Supermodelja është shprehur me humor se ai do ta vrasë për këtë postim, megjithëse për momentin është duke gërhitur!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF