KreuCelebrity

Kështu nuk e keni parë kurrë Kim Kardashian!

Është një ndër femrat më të famshme në botë, edhe pse një cilësim i tillë është ende i paqartë se nga buron. E angazhuar me linjën e saj kozmetike së fundmi, Kim Kardashian nuk mund të klasfikohet si një vajzë e suksesshme falë punës së saj. Pasuria e trashëguar, si dhe pjesëmarrja në një reality shoë dedikuar vetëm familjes Kardashian, kanë qenë më së shumti faktorët që kanë sjellë në qendër të vëmendjes këtë personazh. Nga ana tjetër, format fizike bombastike nuk janë anashkaluar aspak nga sytë e komentuesve e mediave, duke bërë kështu që Kim të klasifikohet si një ndër femrat më seksi të planetit.

Por, një etiketim i tillë nuk vjen kaq lehtë sa duket, e kjo jo më kot. Ylli i Kardashianëve është akuzuar shpesh, ashtu sikurse vazhdon të akuzohet për ndërhyrje kirurgjikale. Duke filluar nga vithet, e deri tek forma e fytyrës, shumica e fansave këmbëngulin se Kim nuk është aspak natyrale. Kjo e fundit ka mohuar të gjitha zërat, duke deklaruar se e vetmja ndërhyrje nga jashtë që ka bërë, është eleminimi me lazer i disa fijeve të tepërta në ball. Kjo nuk i ka bindur të gjithë, pasi ndodh shpesh që komentuesit të bëjnë krahasime mes imazhit të mëparshëm së bashkëshortes së Kanye Ëest, dhe asaj ҫka shohim tani. Gjithsesi, Kim ka publikuar pak kohë më parë disa foto ku rikthehet pas në adoleshencë, kryesisht për të dëshmuar dashurinë e saj eternele për grimin. Në moshë shumë më të vogël e krejt ndryshe, në postime të tilla vështirë se mund të bëjmë lidhjen mes Kim-it të sotëm e asaj të disa viteve më parë. Klikoni në galeri për imazhet e plota. Si mendoni, sa ka ndryshuar Kim?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF