KreuCelebrity

Ndarjet e çifteve hollivudiane që nuk i priste askush

Magjia e Hollywood-it na ka dhuruar buzëqeshje, ashtu sikurse na ka bërë të ndihemi të hidhëruar në momente të caktuara. Një industri filmike e pandalshme si kjo, po prodhon gjithmonë e më shumë jo vetëm filma, por edhe personazhe që shndërrohen në idhuj apo figura të cilët thjesht nuk mund t’i suportojmë dot. Kur vjen puna tek dashuria mes hollivudianëve, çështja nderlikohet aq shumë, saqë vështirë të besosh në ndjenja.

Bashkimi i dy yjeve e ka vënë publikun shpesh në pozitën e gjykuesit, duke favorizuar ose jo çifte të ndryshme. Disa prej tyre adhurohen shumë, ndërsa të tjerë nuk pëlqehen aspak. Nga ana tjetër, mendimi i fansave nuk ka vlejtur aspak kur ka ardhur puna tek martesa apo divorci, e sa për këtë të fundit, yjet kanë ditur gjithmonë si t’i thyejnë zemrën publikut. Brangelina, Burton dhe Bonhem Carter, (së fundmi) Pratt dhe Faris – janë këto vetëm disa nga emrat që na bën të besonim në dashuri të përjetshme, kur në fakt ndodh krejt e kundërta. Duke na bërë të shpresojmë për një ribashkim shumicën e herëve, yjet kanë ditur si të na bëjnë të qeshim apo të qajmë në situata të tilla. Në galeri do të gjeni disa nga çiftet hollivudianë, që askush nuk priste të shihte ndarje mes tyre….

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF