Aktori i humorit Elvis Pupa ndodhet prej disa kohësh me familjen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku vazhdon edhe karrierën e tij. Seriali “M’fal për shprehjen” e riktheu edhe një herë më pranë publikut shqiptar aktorin, i cili vjen rrallë në Tiranë, vetëm për projekte profesionale artistike.
Me humorin që e karakterizon, këtë mbrëmje Elvisi na shkriu gazit me postimin e radhës në profilin në Instagram. Ja se çfarë shkruan ai: “Mjaft me aktrimin. Ju pres për “paçe komësh” në Times Square New York”. Ky është përshkrimi i fotos në të cilën aktori ka pozuar pranë një ambienti fast-food me hot-dogë në një rrugë në Times Square.
Ndoshta nuk shkoni dot deri atje për të shijuar paçen tradicionale, por një ide për darkën e sotme Elvisi ua dha!



















