Është vetëm fillimi i javës e të gjithë ata që nuk e preferojnë këtë periudhë, me siguri sapo u inatosën që iu kujtuam një fakt të tillë…Eh, e marta është thjesht e nesërmja e së hënës, ҫka do të thotë se mbeten ende shumë orë deri në fundjavë. Duket disi e papërballueshme, por ne ju sugjerojmë të fokusoheni më tepër tek energjia pozitive rreth jush. E në fakt, më shumë se sa një sugjerim i yni, inspirim për një këshillë të tillë u bë Tuna, që në orët e para të mëngjesit.
Cila është një nga lumturitë më të papërsëritshme e pazëvendësueshme në jetë? Fëmijët. Ndoshta duket një deklaratë shumë e ëmbël për një fillim dite, por ja që kjo është e vërteta. Tunës i është zbukuruar mëngjesi i së martës nga Tiani, e jo si zakonisht. Nuk kishte shënuar akoma ora 8, kur këngëtarja postoi tre video mjaft të shkurtra në My Story, ku shihet i biri teksa vetëm qesh e gëzon përpara Tunës. Duhet theksuar se e kemi vënë re me kohë që Tianit i pëlqen buzëqeshja, e këtë e kemi parë në fotot e ndryshme të publikuara nga këngëtarja. Veshur me kostum ‘body’ e kapuҫ me dizenjo të njejtë, i vogli i Tunës ka dhuruar shumë lumturi që në nisje të kësaj dite. Klikoni në galeri për postimet e plota. Ditë plot motivim kjo për Tunën, apo jo?