KreuCelebrity

Rikthehuni pas në kohë me…celularët super të vjetër të yjeve!

Koha kalon më shpejtë nga se e mendojmë, e ky shpesh shndërrohet në një fenomen të paperceptueshëm. Një nga faktorët që shërben si tregues për këtë është zhvillimi i teknologjisë. Edhe pse tashmë jemi mësuar e nuk na impresionon si më parë, fakti që teknika po avancon me hapa gjigantë mbetet ende një dukuri e habitshme.

I mbani mend aparatet celularë të para disa viteve? Ndoshta i keni harruar plotësisht, ashtu sikurse ka të tjerë që ende disponojnë modele të tilla. Sa për grupimin e parë, po ju rifreskojmë memorien duke ju thënë se ‘smartphone’ është lloji më i vonshëm, i cili ka dalë në treg vetëm para pak kohësh. Ndoshta, përshtypja që na ka lënë një aparat i tillë na ka distancuar disi nga koha, por le të themi se nuk kanë qenë dhe aq të largëta vitet të cilat sollën celularët me kapakë, apo ato të një lloji më të madh të mbushura me butona…eh, tastierat në atë periudhë ishin shumë larg këtyre me prekje! Ata të cilët na rikthejnë pas në këtë aspekt janë yjet, që janë fotografuar disa vite më par teksa komunikojnë më aparate telefonike të modeleve të vjetra. Klikoni në galeri dhe zhytuni në të shkuarën me këto foto të VIP-ave.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF