Aktori dhe njëkohësisht moderatori i emisionit “Fiks Fare” Devis Muka sot ka festuar ditëlindjen! Çdo postim të tijin në rrjetet sociale, aktori nuk mund të mos e shoqërojë edhe me dozën e humorit që e karakterizon! E patë urimin e tij për veten? Ja postimi i Devisit:
“FIKS 3 vjeç (me të vjetra 33)
Falenderoj Mamin & Babin që nuk i zuri gjumi…”
I linduri në shenjën e luanit, aktori Devis Muka ka bërë një urim mjaft special për veten e tij, shoqëruar me një foto me biberon në gojë që ndoshta jetë i vajzës së vetë, Negin!
Gëzuar ditëlindjen Devis!