KreuCelebrity

Pse kopshti i Princeshë Diana-s është i mbushur me lule të bardha?

Gushti shënon 20-vjetorin e ndarjes nga jeta të një prej personazheve më të dashur botërorë. Princeshë Diana është kujtuar në mënyra nga më të ndryshmet, e për nder të kësaj memorie është kontribuar në disa drejtime. Një prej tyre është edhe mbjellja e përkujdesi i treguar ndaj kopshtit të shtëpisë së saj në Pallatin Kensington. Kopshti i mbuluar vetëm me lule të bardha është ekspozuar fillimisht në prill të këtij viti, e do të qendrojë i hapur për publikun deri në shtator të 2017. Realizimi i një pune të tillë kolosale vjen nga Sean Harkin, i cili është shprehur më shumë mbi detajet lidhur me Lady D e dashurinë e saj për lulet.

Edhe pse vetëm 33 vjeҫar, Harkin ka marrë një iniciativë të tillë, nisur nga dashuria që ndjeu për këtë shtëpi gjatë dy viteve që punoi si kopshtar. Në këtë periudhë, Sean rrëfen se ka njohur Graham Dillamore (menaxherin e kopshtit të Pallatit) i cili ka kaluar shumë vite pranë Diana-s. Shumë detaje Harkin i ka mësuar pikërisht nga ky person i besuar i Princeshës, që ka treguar se Layd D adhuronte të kalonte disa orë në kopsht ҫdo mëngjes, ashtu sikurse i pëlqente shumë ndryshimi i ngjyrës që merrte bimësia në bazë të ndërrimit të sezoneve. Nuk kishte se si Graham të mos e përshkruante Diana-n si miqësore dhe shumë të komunikueshme, e kjo nuk është një anë e panjohur e Princeshës. Pyetur pse është zgjedhur pikërisht e bardha për prezantimin e një kujtimi të tillë, Harkin shpjegon se që në momentin që u pajis me idenë për të krijuar diҫka më tepër me kopshtin, e kuptoi që e gjithë puna do ta ҫonte drejt një ekspozite për të kujtuar Princeshën. Kështu, ai kishte analizuar së shumti figurën e Lady D, dhe kishte vënë re dëshirën e kësaj të fundit për t’u veshur me të bardha apo me nuanca kremi. Përshtypje të veҫantë i kishte lënë seti fotografik i realizuar nga Testino, në të cilin Diana ishte paraqitur vetëm me këto dy ngjyra. Zgjedhje e zgjuar e plot kreativitet kjo e Sean, apo jo?

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF