KreuCelebrity

Lajme të këqija nga Rita Ora…!

Kur dëgjojmë emrin e saj, në mendje na vijnë vetëm sukseset e vazhdueshme që po korr në industrinë e muzikës, e jo vetëm. Gjithmonë energjike e me një stil unik, Rita Ora nuk harron të na surprizojë herë pas here, si me hite të reja, ashtu dhe me performanca shpërthyese. Me sytë gjithmonë nga të rejat më të fundit për të, Instagrami i Ritës këtë herë nuk ka qenë aq i gëzueshëm sa ҫdo ditë tjetër…

Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja ka publikuar në My Story foton e këmbës së fashuar, ҫka lë të kuptohet se Rita ka patur një nderlikim jo të vogël. E këtë e ka vërtetuar dhe vetë ajo, me shkrimin përsipër imazhit: “Sot bëra një operacion”. Mesa duket, komplikimi ka qenë jo aq i lehtë sa mendohet, por në këtë pikë këngëtarja lë prapë vend për dyshime. Pas shumë orësh nga postimi në InstaStory, Rita ka publikuar dy foto të tjera. Njëra i dedikohej Madonna-s, e cila festoi ditëlindjen ditën e djeshme. “Gëzuar Ditëlindjen, Mbretëreshë”, ka komentuar Ora poshtë imazhit të një performance të sajës së bashku me artisten e muzikës pop. Nga ana tjetër, në foton e dytë shohim vetë Ritën veshur me fustan të bardhë, e këtë nuk e ka lënë pa një ngacmim: “U bëra gati, shihemi nesër”… Ҫ’po ndodh me këngëtaren? Të ketë qenë një operacion i lehtë apo Rita ka vendosur të luajë pak me ndjenjat e fansave?! Në galeri do të gjeni postimet e plota.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF