Ky vit ka qenë një nisje mjaft e mbarë për aktoren Emma Stone, fitimet e së cilës deri më tani kapin shifrën prej 26 milion dollarësh. Roli i saj jo i vogël në filmin “La La Land”, që ndër të tjera i dhuroi ҫmimin Oscar, e klasifikoi emrin e Stone në krye të listës të dhjetë aktoreve më të paguara për 2017. Aktorja kineze Fan Bingbing dhe ajo indiane Deepika Padukone, nuk u përfshinë në një renditje të tillë këtë herë, e kjo për shkak të pjesëmarrjes së tyre në shumë pak projekte filmike. Sipas ‘Forbes’, lista e femrave më të paguara në Hollywood këtë vit është kjo:
Emma Stone – $26 milion
Jennifer Ansiton – $25.5 milion
Jennifer Lawrance – $24 milion
Melisa McCarthy – $18 milion
Mila Kunis – $15.5 milion
Emma Watson – $14 milion
Charlize Theron – $14 milion
Cate Blanchett – $12 milion
Julia Roberts – $12 milion
Amy Adams – $11.5 milion
Një fakt i gëzueshëm sivjet është se 60% e listës, përbëhet nga emra aktoresh mbi 40 vjeҫ, si: Julia Roberts, Melisa McCarthy apo Cate Blanchett, tregues ky se në një mënyrë apo në një tjetër, mosha nuk është më problem për Holywood-in. Por, ajo ҫka trishton më shumë, është mospjesëmarrja e asnjë aktoreje me ngjyrë, ҫka ka shkaktuar jo pak polemika në Amerikë…


Ҫfarë e ka bërë Luanën kaq romantike…?!

Lajme të këqija nga Rita Ora…!














Si e uroi veten Devisi për ditëlindje?


