KreuCelebrity

Chris Brown po përpiqet të mbrojë aktin e dhunshëm të kryer ndaj Rihanna-s…

Ishte 2009 viti që tronditi botën e shoubizit, e jo vetëm, kur vetëm një ditë para ceremonisë së ndarjes së ҫmimeve Grammy, media shpërtheu në lajmin e sulmit të bërë nga Chris Brown, ndaj Rihanna-s. Në atë kohë në një lidhje dashurie, ҫdo gjë dukej se po shkonte mirë mes ҫiftit, deri sa reperi vërtetoi se dhunës nuk mund t’i shpëtojë as një këngëtare super e famshme dhe e pasur si Riri. Imazhet e artistes mbuluar me gjak, me buzën e ҫarë e sytë e nxirë, nuk ishin aspak të dëshirueshme për t’u parë, ashtu sikurse shkaktuan irritim tek shumica, e pasiguri tek një pjesë tjetër.

Sot, pas pothuajse një dekade, Chris zbulon historinë e plotë e me detaje në dokumentarin mbi jetën e tij, të titulluar “Mirësevjen në jetën time”. Sipas 29-vjeҫarit, ngjarja ka ndodhur në makinë, menjëherë pasi ky i fundit i kishte rrëfyer Rihanna-s se e kishte tradhëtuar me një tjetër femër. Këngëtarja kishte shpërthyer në të bërtitura, duke përplasur telefonin në dysheme, teksa i përsëriste vazhdimisht Brown: “Të urrej!”. Pas kësaj, sipas versionit të reperit, Riri e kishte goditur, e kjo kishte shtyrë Chris ta qëllonte me grusht në fytyrë. “Menjëherë pas kësaj, u tmerrova dhe pyeta veten ‘pse e bëra’, teksa shihja gjakun që rridhte lum. Ajo më pështyu disa herë me gjak në fytyrë, dhe kjo më acaroi akoma dhe më tepër”, ka rrëfyer Chris. “Më pas e mbajta veten dhe mëndova ‘E dua, nuk mund ta lëndoj më të dashurën time’”, ka vijuar më tej deklarata e Brown. Një shpjegim i tillë ka irrituar fansat e Riri-t, të cilët ashtu sikurse ҫdokush tjetër, e quajnë të pafalshëm rastin në fjalë, e në të vërtetë i tillë është…Përfundimi? Chris nuk ka asnjë mundësi shpëtimi!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF