Aktorja Olta Gixhari ka zgjedhur t’i kalojë këto ditë të nxehta gushti në plazhet e Jugut. Me origjinë nga Durrësi, Olta duhet të jetë me të vërtetë një notare shumë e mirë dhe pikërisht këtë na e ka vërtetuar sot përmes një postimi në Instagram.
Ajo ka preferuar që sot të bëjë zhytje, “Shihemi në fund të detit”, ka shkruar në përshkrimin e fotove në të cilat është veshur me kostumin për zhytje, syzet për të parë nën ujë, lopatat për këmbët si dhe bombulën me oksigjen.
Nëse jeni të apasionuar pas zhytjeve, ku i dihet? Mund të keni fatin të takoni Oltën në fund të detit! Fotot e aktores i gjeni në galeri!