KreuCelebrity

Timo Flloko, i përkëdhelur nga 3 bukuroshe!

Aktori i mrekullueshëm i kinemasë dhe teatrit Shqiptar, Timo Flloko, si çdo verë gjendet aktualisht në Los Angeles (California), vend ku jeton vajza e tij e vetme, Linda. Është periudha më e ëmbël e vitit, ku ai dhe Vera Grabocka, bashkëshortja e tij shijojnë me kohë te plotë dy nipat e tyre, David dhe Jonathan.

Por, duket se nuk i lënë gjë mangët edhe argëtimit. Ja tek e shohim në këtë foto, ku Timo duket mëse i përkëdhelur, teksa rrethohet nga tre bukuroshe, njëra më elegante e sharmante se tjetra!

Janë pikërisht dy femrat e jetës së tij Linda dhe Vera, së bashku me mikeshën e tyre, Evis Xheneti, të cilat e zbukurojnë plotësisht këtë pozë me sfond Beverly Hills!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF