KreuCelebrity

Katy Perry lançon parfumin uniseks “Indi”

Kohë më parë këngëtarja Katy Perry tregtonte karamele dhe çamçakëzë, ndërsa tani ajo po luan me aromat për të reflektuar të shprehurit e saj mbi gjininë duke lançuar një aromë mjaft të sofistikuar të quajtur “Indi”.

Së fundi këngëtarja ka experimentuar me një look tipik androgjen dhe aspak femëror, ajo ka prerë flokët tejet të shkurtra dhe nuk fshihet më pas parukeve. Megjithatë, këngëtarja ka ende dëshirë të eksperimetojë në look dhe make up.

Artistja është një përkrahëse e fortë e individualitetit, ndaj edhe parfumi i saj i fundit ka një aromë unike koktejli myshku, ndryshe nga fragrancat e ëmbla që ka krijuar më parë. Indi ka 11 fragranca, është i butë e i ekuilibruar dhe përmban vanilje dhe kumbulla orientale.

“Kushdo mund ta mbajë këtë parfum dhe të identifikohet me të, është një aromë androgjene!”, është shprehur Perry. Fushata publicitare nën moton “Të ndryshëm, së bashku” përfshin një avokate- blogere, një drejtore dhe DJ, një modele të mbushur dhe  aktiviste, një artist dhe një modele transgjinore.

Artistja i gjeti bashkëpunëtorët në Instagram dhe ka theksuar se ky rrjet social i shërben si nëj burim frymëzimi për shfaqjet e saj, për të gjetur artistët e grimit ose të thonjve që ka dëshirë të provojë. Indi kushton 25 dollarë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF