KreuCelebrity

Pas këtyre videove të J-Lo, do të bëni menjëherë abonimin në palestër!

Edhe pse vitet kalojnë, Jennifer Lopez vazhdon të na inspirojë në mënyrë të njejtë përsa i përket formave fizike. Origjina latine ka goxha kontirbute në këtë drejtim, por nga ana tjetër përkujdesi i këngëtares ndaj vetes mbetet ndër rastet e veҫanta. Kemi folur shumë për dietën e saj, e kemi përmendur se janë tre produkte ato të cilat J-Lo nuk i konsumon kurrë: kafja, cigarja dhe alkoli. Besojmë se shumica e kujtojnë faktin që elementi më i rëndësishëm i regjimit ditor të artistes ishte uji, ashtu sikurse nuk mund të harrojmë vaktet e saj të kalkuluara me përpikmëri. Rezultati i gjithë kësaj pune? Edhe pse në moshën 47-vjeҫare, Jennifer nuk ngjan aspak si e tillë!

Si për të mos mjaftuar kjo, ҫfarë na ka bërë sa të motivohemi, aq dhe të presim shpresat, ka qenë postimi në My Story-n e këngëtares. Veshur sportive, ne ambjentet e një palestre, J-Lo na tregon shumë në pak sekonda. Lopez shihet teksa ushtrohet me një nga pajisjet tipike për përmirësimin e formave fizike, e mund të dallohen fare qartë muskujt e saj, sidomos në pjesën e krahëve. Edhe pse në dukje shumë të vështira, Jennifer nuk nguron aspak të marrë përsipër aktivitete të këtij lloji. Përpos kësaj, trajneri personal i artistes ka publikur në faqen e tij në Instagram një tjetër video të Jennifer, ku kjo e fundit shihet duke ekzekutuar një ushtrim ndryshe – këtë herë, e kupton fare mirë se si i ka përftuar vithet bombastike J-Lo! Kështu, nëse përtoni të shkoni në palestër apo të ushtroheni në mënyrë individuale, sido qoftë zgjedhja juaj, dijeni se nuk keni asnjë lloj justifikimi. Kjo 47-vjeҫare ju sfidon…Në galeri do të gjeni postimet e plota.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF