KreuCelebrity

Emina dhe e bija, një dyshe plot stil!

Ajo është një ndër personazhet më të dashur shqiptarë, e vlerësimi për të u rrit akoma dhe më shumë kur vendosi të ndihmonte disa familje në nevojë. Gjithmonë pranë strehës familjare, Emina Cunmulaj nuk ka pak për të treguar. Karriera e saj si modele ishte një nisje e mbarë, e shumica e fotove të Eminës janë plot stil e me një frymë mjaft interesante. Shumë e dashuruar me bashkëshortin, gjë që e shfaq publikisht pa frikë, fryt i një ndjenje të tillë është dhe Ella, vogëlushja e parë e tyre.

Lidhja e Eminës me të bijën është mjaft e ngushtë, e këtë e kemi parë më shumë se një herë në postimet e modeles në Instagram. Të tilla ishin dhe videot e fundit, ku Ella shfaqet duke luajtur me furçën e dhëmbëve të Cunmulaj, e argëtime të këtij lloji nuk kanë të ndalur, si për çdo fëmijë tjetër në atë moshë. Por, ajo çka ka zbukuruar profilin e Eminës ka qenë një postim me tre foto, krahë së cilës shihet edhe vogëlushja, e kombinuar më së miri me të ëmën. “Një moment mode me princeshën e vogël”, ka shkruar Cunmulaj poshtë imazheve, duke cilësuar edhe markën e fustanit dhe sandaleve, përkatësisht: Halston dhe Prada. Veshur me një fustan blu me toptha të bardhë, Ella i shkon shumë për shtat imazhit të mami Eminës. Në galeri do të gjeni postimin e plotë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF