Ajo është ndër artistet e reja më energjike, karakteristikë që nuk e ka ndalur as përpara vështirësive jo të pakta shëndetësore. Edhe pse u detyrua të kryente një ndërhyrje kirurgjikale në këmbë, vetëm pak orë më pas Rita Ora u pa në skenë duke performuar. Veshur me fustan gri plot xixa, Rita bëri publikun për vete, duke treguar dhe një herë se është thjesht e pandalshme. Këmba e fashuar me shtresa të shumta dukej në fund të prerjes së veshjes, por si gjithmonë këngëtarja e kaloi këtë situatë me humor. A do të bëjë Ora pak pushim pas kësaj? Epo, le të themi se artistja nuk e njeh atë term…!
Mbrëmja e djeshme e gjeti My Story-n e Ritës më interesant se kurrë, e kjo falë aktivitetit të kësaj të fundit. Fillimisht, pamë imazhin e disa trëndafilave të lyer me të zezë, për të cilat këngëtarja shprehu mirënjohje për dhuruesin. Si për të mos mjaftuar kjo, në dy video Rita na tregoi një kuti shumë të gjatë, lidhur me fjongon e Alexander McQueen, çka të vë në dyshime për atë që mbart paketimi brenda. Duke marrë parasysh famën e McQueen për fustanet përrallore, thjesht nuk mundesh ta imagjinosh se ç’po kurdis artistja këtë herë. Por, Rita nuk na ka lënë të presim gjatë, e kjo sepse e ka zbuluar vetë në videon e dytë, atë çka kishte porositur tek firma e njohur. Bëhej fjalë për…një bastun! Po, e lexuat mirë. I ngjyrosur me të zezë e zbukuruar me një sferë të artë në krye, ky aksesor është i preferuari i të apasionuarve pas unikes e stilit në tërësi. Mesa duket, këmba e fashuar e Ritës nuk do të tërheqë aspak vëmendje, pasi këngëtarja ka gjetur një zgjidhje shumë interesante për ta ndihmuar për problemin e saj. Wow, edhe këtë nuk e prisnim nga Rita! Në galeri do të gjeni postimin e plotë.




Dua Lipa thyen rekord me “New Rules”!

Të gjithë sytë mbi… Klaudian!

Për ҫfarë përmallohet Bebe Rexha?!






Mahnit Emina me kostum popullor!







Ҫfarë e ka bërë Luanën kaq romantike…?!
