Projekti i saj më i fundit ishte “Guximtarët”, një prodhim i Digitalb, ku shumë VIP-a sfiduan veten me hedhjen me parashutë. Mesa duket, produksioni i një kompanie të tillë nuk e ka lënë me kaq marrëdhënien me Bora Zemanin, e këtë na e ka bërë të ditur vetë moderatorja pak orë më parë.
Në postimet më të fundit në Inatagram, Bora shkruan ndër të tjera: “Nga sot në ‘Bar Sport Skedina’, Supersport, Digitalb”. Me pak fjalë, ky sezon do ta gjejë Zemanin në ambjentet e kësaj studioje, por cila ishte vajza pararendëse në rolin e moderatores në Supersport? Ilda Bejleri ishte ajo që u pa më së shumti teksa intervistonte futbollistët e trajnerët, ashtu sikurse informonte publikun me detaje të mëtejshme, kur të gjithë i kthenin sytë nga kampionatet si vendase, ashtu dhe ato europiane apo botërore. Nuk dihet ende se ku do ta shohim Bejlerin këtë herë, pasi gjithçka kemi parë nga moderatorja kanë qenë pushimet e saj të zgjatura në bregdet. Top Channel dhe Digitalb janë ato që po bëjnë më së shumti lëvizje, e këtu kujtojmë largimin e Marina Vjollcës nga televizioni në të cilin nisi karrierën…








Martohet Anxhelina Hadërgjonaj?!





Dua Lipa thyen rekord me “New Rules”!

Të gjithë sytë mbi… Klaudian!

Për ҫfarë përmallohet Bebe Rexha?!




