U bë disa ditë që kur Taylor Swift fitoi gjyqin kundër DJ që e ngacmoi seksualisht, e prej asaj dite nuk kishim parë shumë nga këngëtarja. Por, ja që e djeshmja ka tronditur jo vetëm fansat e saj, vetëm nga një gjest i nderlikuar kryer nga ana e Swift. Çfarë ka bërë Taylor këtë herë?
Artistja ka fshirë çdo foto të sajën nga Instagrami! Dhe kur themk çdo foto, nënkuptojmë që profili i Taylor është totalisht i zbrazët. Nuk ka asnjë gjurmë nga Swift, dhe të gjithë janë bërë konfuzë lidhur me këtë fakt. E njejta gjë ka ndodhur edhe me llogaritë në Facebook dhe Twitter, çka e ka lënë situatën shumë të pakuptimtë. Disa dyshojnë se arsyeja e të gjithë kësaj vjen si rezultat i përpjekjes së sulmuesve të rrjeteve, që kanë tentuar disa herë të mbyllin apo manipulojnë adresat e Taylor. Megjithatë, kjo nuk është arsye e mjaftueshme, pasi Swift nuk është e vetmja që ekspozohet ndaj të tilla problemeve. Një gjë është e sigurt: deri sa artistja të bëjë një deklaratë publike, e vërteta nuk do të mësohet kurrë.



Martohet Anxhelina Hadërgjonaj?!





Dua Lipa thyen rekord me “New Rules”!

Të gjithë sytë mbi… Klaudian!

Për ҫfarë përmallohet Bebe Rexha?!






Mahnit Emina me kostum popullor!



