Ajo u përfshi në muzikën shqiptare disa vite më parë, dhe ekspozimi i saj në sytë e publikut nuk erdhi pa zhurmë. Përveç paraqitjeve seksi e lëvizjeve provokuese gjatë performancave, Anxhelina nuk la pas dore as vëmendjen që tërhoqi me romancën me Fatmir Hysenbelliun, djali i sipërmarrësit Irfan Hysenbelliu. Mes shumë thashethemeve për ndarje e ribashkime të mundshme, Anxhelina zgjodhi një rrugë mjaft interesante – u largua një herë e përgjithmonë drejt SHBA-ve, vend në të cilin tani jeton e vazhdon një karrierë ndryshe nga ajo e muzikës.
Instagrami i Anxhelinës është i mbushur me ekstravagancë e frymë luksi, duke na bërë kështu të besojmë se Hadërgjonaj po shijon jetën në maksimum. Por, My Story i saj këtë herë na ka surprizuar, e kjo jo pa arsye. Veshur me fustan nuserie, Anxhelina shkruan: “Çfarë është e shkruar për ty, është e jotja”…Wow, mos vallë këngëtarja po martohet e askush nuk di gjë ende?! Epo, mesa duket ky ka qenë thjesht një provokim, pasi video pasuese tregon Hadërgjonaj në një sallon fustanesh të bardhë, teksa kjo e fundit kërcen nën ritmin e këngës “Hips don’t lie” të Shakiras. Bëhet fjalë për asgjë më shumë se sa një tjetër punë e Anxhelinës si modele, për firmën Ryan & Walter Bridal. Nuk është hera e parë që këngëtarja shihet të pozojë për sete të ndryshme fotografike, për të mos thënë që kjo është karriera e re që po ndjek Anxhelina. Gjithmonë provokuese duke shfaqur format seksi trupore, Hadërgjonaj ka ngritur temperaturat edhe këtë herë, me fustanin e ngushtë të nuserisë, ngjitur pas trupit. Në galeri do të gjeni postimin e plotë.





Dua Lipa thyen rekord me “New Rules”!

Të gjithë sytë mbi… Klaudian!

Për ҫfarë përmallohet Bebe Rexha?!






Mahnit Emina me kostum popullor!






