KreuCelebrity

Albumi mahnitës i familjes së Beyonce-s, mbart vetëm emocione!

Zhurma për lindjen e binjakëve Sir dhe Rumi, do të shtohet akoma dhe më shumë kur publikut t’i ofrohet një imazh i dytë i të vegjëlve. Deri më tani, kemi parë Beyonce teksa shfaqet bombastike, me bashkëshortin ose jo përkrah saj. Mësuam shifrën prej 600,000 dollarësh që artistja po shpenzon (vetëm!) për dadot e binjakëve, ashtu sikurse u informuam që së bashku me Jay Z, Bey po frekuenton palestrën disa herë në javë. Këtë herë, kishte ardhur rradha e një tjetër gjesti të ëmbël nga ana e Knowles, që surprizon fansat jo pak.

Beyonce ka krijuar një libër prej 600-faqesh, të titulluar “Si të bësh një limonadë?”, imazhet brenda së cilit janë edhe më pikante se vetë titulli. Bëhet fjalë për albumin familjar e familjes Carter, ku dokumentohet ndër të tjera disa nga inspirimet që fshihen pas klipeve të Bey. Fotot konsistojnë në momente të ndara mes anëtarëve të familjes Carter-Knowles, ku ndër to dallon Jay Z duke luajtur me Blue Ivy. Çastet më të bukura nga klipet apo prapaskenat e koncerteve të Beyonce nuk kanë munguar aspak, duke i dhënë kështu albumit një frymë artistike. Frymëzimet dhe disa pjesë nga tekstet e këngëve të mbretëreshës së popit shihen në gati çdo faqe të këtij krijimi unik. Fatkeqësisht për të gjithë fansat e çiftit, ky album-libër po shitet fillimisht për $299.98, kështu që gjithçka mund të ofrohet tani janë disa imazhe të shkëputura, të cilat do t’i gjeni në galeri.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF