KreuCelebrity

Emma Stone dhe Andrew Garfield, përsëri bashkë?!

Ata u takuan gjatë xhirimeve të “The Amazing Spiderman”, ku të dy luanin role kryesore në historinë e superheroit. Ishin një ndër çiftet më simpatikë për tre vite rradhazi, deri sa në 2015 deklaruan përfundimisht ndarjen. Emma Stone nuk u mjaftua me rrëmbimin e çmimit Oscar si aktorja më e mirë, duke u renditur kështu e para në listën e hollivudianeve më të paguara për 2017. E pamë Andrew Garfield teksa përlotej kur emri i Stone u dëgjua në sallën e Dolby Theater, e si për të mos mjaftuar kjo, marrëdhënia mes aktorëve po ri-avancon edhe një herë.

Sipas disa burimeve për The Sun, Emma ka udhëtuar disa herë drejt Anglisë kohët e fundit,  e kjo jo pa arsye. Garfield ka performuar në shfaqen “Ëngjëj në Amerikë”, e Stone ka qenë spektatore në secilën prej netëve kur drama është vënë në skenë. Ajo madje është parë të shkojë tek dhoma e Andrew në prapaskenë, për të biseduar më shumë me të. Burimet shkojnë edhe më larg, duke rrëfyer se çifti janë parë dorë për dore, teksa largoheshin në fshehtësi nga dera e prapme e teatrit. Ç’është e vërteta, si Stone, ashtu dhe Garfield kanë deklaruar vazhdimisht në intervista se sa shumë e duan njëri-tjetrin, aq sa Andrew ka deklaruar se nëse do t’i duhej të merrte vetëm një person me vete në një ishull të shkrehtë, ajo do të ishte Emma. Epo, urime…përsëri!