KreuCelebrity

Noah, në hapat e Argjentinës?

Këngëtarja Argjentina Ramosaj, në këtë stinë të nxehtë vere na ka treguar se është me të vërtetë një super mama! Ajo zgjodhi të pushonte në plazhet e jugut të Shqipërisë këtë verë, duke ndarë me ndjekësit foto të fizikut të saj perfekt dhe gjithmonë e shoqëruar me vogëlushin Noah, djalin e saj të vetëm 2-vjeçar.

Argjentina vjen nga një familje e njohur artistësh, sot na la të kuptojmë se ndoshta ajo ëndërron edhe për të birin një të ardhme drejt muzikës dhe arteve. Në një video të shkurtër në Instagram, këngëtarja zbulon se Noah, vogëlushi i saj fashionist është ulur në piano! Nuk e dimë nëse është në një studio muzikore apo në shtëpi, por ai duket se ka një kureshtje të madhe dhe fillon t’u bjerë të gjitha tasteve me radhë për të krijuar melodi! S’kishte si të ndodhte ndryshe, Noah rrjedh nga një familje artistësh!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF