Ata janë dy nga miqtë kolegë më të mirë në botën e muzikës. Mes shumë vitesh karrierë e marrëdhënie të ngushtë mes tyre, Jay Z dhe Kanye West patën një krisje në shoqëri, e kjo është një histori që ka ndodhur prej disa muajsh tashmë. Duke qenë se albumi “4:44” ka shërbyer ndër të tjera si një ditar i hapur mbi ndodhitë në jetën e reperit, në njërën prej këngëve Jay Z nuk mund të linte pa prekur as këtë temë. Bazuar në tekstin që duket hapur që i dedikohet Kanye West, Rap Radar ka intervistuar Carter lidhur vetëm me këtë çështje.
Jay Z shpjegon se Kanye, shtyrë nga presioni i stafit me të cilin punon, kishte përmendur ndër të tjera edhe Beyonce-n dhe Blue Ivy-n. “Nuk mund të përmendësh familjen time. Nëse e bën, dije se kemi probleme serioze bashkë”, ka shpjeguar reperi. Përpos kësaj, Carter ka rrëfyer se ky ka qenë fundi i sherrit me West, e gjërat mes tyre vazhdojnë të mbeten si më parë. Përsa i përket Solange, Jay Z ka ngrohur zemrat e të gjithë fansave të një prej familjeve më të njohura amerikane, duke u shprehur: “Kemi pasur gjithmonë marrëdhënie të shkëlqyera. Ajo ishte e vetmja mosmarrëveshje. Para dhe pas, çdo gjë ka ecur për mrekulli. Ajo është motra ime, jo kunata. Motra ime. Pikë”. Epo, me gjithë këto rrëfime, do të dëshironim shumë të dëgjonim Jay Z teksa zbulon të reja mbi Sir dhe Rumi!

Emina dhe e bija, një dyshe plot stil!











Martohet Anxhelina Hadërgjonaj?!





Dua Lipa thyen rekord me “New Rules”!

Të gjithë sytë mbi… Klaudian!

Për ҫfarë përmallohet Bebe Rexha?!
