KreuCelebrity

Jay Z thyen heshtjen mbi sherrin me Solange: ”Nuk e kam kunatë, por…”

Reperi Jay-Z nuk ishte treguar mjaft i qartë në lidhje me sherrin që pati me kunatën e tij Solange Knowles në ceremoninë Met Gala 2014-të, tashmë ai vjen me një reagim ndaj saj.

Videoja e këtij incidenti theu internetin asokohe. Nga filmimet e kamerës së ashensorit dallohej se Solange filloi të godiste fizikisht në mënyrë të dhunshme reperin, ndërkohë që Beyonce ruante qetësinë në këtë situatë. Ngjarja u bë menjëherë publike dhe të dyja palët dhanë një deklaratë se “e kishin sqaruar çështjen” sipas mënyrës së tyre.

Pas një periudhe gati 3-vjeçare, këtë javë reperi pohoi se ai dhe kunata e tij Solange gëzojnë një marrëdhënie të mirë mes tyre. “Kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie të shëlqyer”, është shprehur ai. “Unë dhe vëllezërit e mi kemi diskutuar e jemi rrahur gjatë gjithë jetës. Këto janë gjëra që ndodhin, ne të tillë jemi, ndodh që këto gjëra të kalojnë kufijtë, e megjithatë kjo s’do të thotë asgjë!” Reperi Jay-Z ka shtuar se sherri me të kunatën, Solange është i pari dhe i fundit që ka ndodhur mes tyre. “E kam si motër, nuk e kam kunatë, do ta mbroj gjithmonë! Ajo është motra, jo kunata ime!”

Sherri me kunatën e tij Solange është pasqyruar edhe në albumin e fundit të Jay-Z, të titulluar “4:44”, një album që përshin rrëfimet autobiografike të jetës së reperit.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF