KreuCelebrity

Era, tashmë në një hap me Sia-n e Britney Spears!

Drita jeshile në karrierën e saj si këngëtare u pa disa kohë më parë, ashtu sikurse zhvendosja në Amerikë ishte një shenjë ambicie për përqafimin e industrisë botërore së muzikës. Publiku u nda në dy pjesë: ata që nuk besonin se Era do t’ia dilte, dhe ata që këmbëngulën për krejt të kundërtën. “Redrum” u prit mirë nga audienca, e që nga ajo kohë, më të voglën e familjes Istrefi e kemi parë në disa koncerte jo fort të mëdha, ashtu sikurse u dallua iniciativa e saj për lançimin e linjës së manikyrëve, në bashkëpunim me Sinful Colors.

E sotmja e gjen Erën duke hedhur një hap të ri në fushën ku u prezantua fillimisht për publikun, e me siguri shumë shpejtë do të dëgjojmë më shumë lidhur me këtë. Në foton më të fundit të publikuar në Instagram, Strefie shihet në një studio muzikore, sëbashku me Jesse Saint John. E veçanta? Ky i fundit ka punuar me këngëtare si Sia, Britney Spears, Empire, Diplo etj, duke qenë kështu tekstshkruesi i shumë hiteve të disa prej emrave më të famshëm botërorë. Poshtë imazhit të publikuar në rrjetet sociale, Era shkruan: “Shpërndajmë kudo dashuri”, një ironi kjo, për aq kohë sa Strefie ka bërë gjeste me gishtin e mesit. Mesa duket, fundi i gushtit do ta gjejë këngëtaren me një hit plus në listën e saj, e ndoshta nga ky çast e tutje do të dëgjojmë akoma dhe më shumë për Erën. Në galeri do të gjeni postimin e plotë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF