KreuCelebrity

Xhemi quan vajzën në foto: “Dashuria ime më e madhe”…

Sezoni veror i gjeti VIP-at buzë detit e jo vetëm, e ditët e nxehta na dhuruan imazhe përvëluese të trupave të ekspozuara me bikini, me sfond tropikal dhe ekzotik. Gushtit po i vjen fundi, e me gjithë këmbënguljen e vapës për të mos u larguar, diçka mbetet ende e pandryshueshme: shtatori nuk është më verë! Një ndër moderatoret më të preferuara të ekranit, Xhemi Shehu, është treguar disi më e rezervuar mbi ekspozimin e vetes apo familjarëve gjatë pushimeve. Edhe pse, ndryshe nga disa nga vajzat e shoubizit shqiptar, ditët buzë bregdetit për Xhemin nuk kanë zgjatur shumë, e gjithçka kemi parë nga moderatorja kanë qenë imazhe natyre apo të djemve të saj.

Tashmë, po afron sezoni i ri e kjo është periudha më e rëndësishme për televizionet. Rikthimi në ekran i spektakleve e formateve argëtuese do të thotë vetëm punë e angazhim për figurat e ekranit. Kjo verë solli ndryshime për disa nga moderatoret, por ky nuk është rasti i Xhemit. Me aq sa dihet, drejtuesja e “Portokalli” do të vazhdojë të mbetet me të njejtin status, edhe pse po përflitet se krahë saj do të qendrojë edhe Luana Vjollca. Rikthimi në ritmin e punës ka bërë Xhemin të ritakohet me shumë kolegë, e lidhur me këtë na ka suprizuar së fundmi në Instagram. “Dashuria ime më e madhe”, shkruan Xhemi përsipër një fotoje, ku shihet sëbashku me…Arbana Osmanin! Dihet tashmë që vajzat kanë një lidhje miqësore shumë të ngushtë mes tyre, e Arbana nga ana tjetër, ka bërë të njejtin gjest si Shehu, duke publikuar një imazh të të dyjave në profilin e saj. Kur të gjithë prisnim që fjalë të tilla t’ia dedikonte fëmijëve apo bashkëshortit, Xhemi ia drejton Arbanës. Epo, edhe miqësia është e pazëvendësueshme, apo jo? Në galeri do të gjeni postimin e plotë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF