Tashmë kudo po dëgjojmë emrin e saj, e kjo që pas bashkëpunimit me David Guetta. Gjithmonë në përpjekje për të tërhequr vëmendje, ajo çka na bëri së fundmi të kthejmë sytë nga Elvana ishte ndryshimi në pamjen e jashtme. Flokët e gjatë që jemi mësuar ta shohim kurdoherë, janë zëvendësuar me një model fare të shkurtër, e ç’është e vërteta, ky është më i vogli ndryshim që ka pësuar këngëtarja. E këtë mendim nuk e ndajmë vetëm ne, pasi një nga koleget e Elvanës e ka kthyer artisten pas në kohë, në një mënyrë të veçantë…
Është një ndër personazhet më pak të diskutuar për momentin, edhe pse korri shumë sukses me “Voice of Italia”. Elhaida Dani është bërë disi nostalgjike, pasi në My Story-n e saj shihen të publikuara pjesë nga dy nga klipet e Elvanës. I pari është hiti “Të dy”, bashkëpunim me Tingulli 3, kohë kur Gjata përflitej për një romancë të mundshme me Getoarin. “Zot, sa shumë kujtime më sjell kjo këngë”, ka shkruar Elhaida, që për habinë tonë na tregon në mënyrë indirekte pak nga preferencat muzikore. Klipi i dytë në rradhë është “Vetes”, një ndër hitet verore të afro 10 viteve më parë, ku Elvana shfaqet mjaft sensuale. Këtë postim Dani e ka shoqëruar vetëm me disa figura zemrash, e me kaq kuptojmë se këngët e mëparshme të koleges kanë mbërthyer edhe Elhaidën. Nuk e dimë se ç’mendim ka Elvana për këto projekte të vetat, e jemi shumë kurioz sidomos për atë të parin…Klikoni në galeri për postimet e plota.




6 VIP-at e guximshëm të kësaj vere!

Rita na kthen pas në kohë!

Anxhela Martini thyen klishetë!

Nuk e dinim kaq romantik The Weeknd!

Pse ndjen keqardhje Eni Çobani?




A ndihet e plotësuar Tuna si nënë… ?


Noah, në hapat e Argjentinës?



Emina dhe e bija, një dyshe plot stil!


