Eventet e ndarjes së çmimeve janë ato të cilat bëjnë yjet botërorë të bashkohen në një vend të vetëm. Muzika dhe kinematografia janë dy nga artet që kanë marrë një vëmendje kaq të veçantë, e na duhet ta pranojmë se shohim shumë çdo vit e më tepër. Kritikuar shpesh se më shumë se sa çmime, çdo gjë i përafrohet një parade mode, organizime të këtij lloji duket se nuk kanë të ndalur.
Dhe vërtetë, sa herë flasim për një ceremoni apo tjetrën, dita në vijim e deri një javë më pas mediat rozë e jo vetëm mbushen me lajme e komente mbi të veshurit më mirë e më keq. Është tapeti i kuq një nga ata faktorë që deklaron në mënyrë indirekte trendin e sezonit apo vitit aktual, e një ndikim i madh vjen pikërisht nga VIP-at. Përzgjedhja e tyre lidhur me paraqitjen, sa në një organizim në tjetrin, është ai çka tërheq më së shumti vëmendjen e publikut e kritikëve të modës. Për një periudhë të gjatë kohore, tashmë emrat në listën e të veshurve më mirë janë: Rihanna e Beyonce, ashtu sikurse personazhe si: Lady Gaga, Rita Ora e të tjerë janë të diskutuara në të dyja aspektet. Në galeri ne ju prezantojmë paraqitjen e parë të yjeve, në tapetin e kuq të një prej eventeve më të përfolur muzikorë, pikërisht VMA. Kujdes: mos u habisni kur të shikoni Rihanna-n…!








6 VIP-at e guximshëm të kësaj vere!

Rita na kthen pas në kohë!

Anxhela Martini thyen klishetë!

Nuk e dinim kaq romantik The Weeknd!

Pse ndjen keqardhje Eni Çobani?




A ndihet e plotësuar Tuna si nënë… ?


Noah, në hapat e Argjentinës?

