KreuCelebrity

Lajm fantastik për fansat e Rita Ora-s! Klipi i ri po vjen…

Me gjithë suksesin e arritur nga “Your song” këtë verë, Rita Ora nuk ka humbur aspak kohë, por ka filluar menjëherë punën mbi projektin muzikor të radhës. Tashmë, ajo ka realizuar një këngë të re në bashkëpunim me Avicii-n, nën titullin “Lonely together”.

Kjo këngë është mjaft ritmike dhe këngëtarja na ka zbuluar disa prapaskena përmes Instagram se kanë filluar xhirimet për klipin e ri. Për të gjithë fansat e Ritës që janë në pritje në klipit, ju ftojmë të ndiqni disa momente nga xhirimet të këngëtares suaj të preferuar në galeri!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF