Për aq kohë sa cilësohet si mbretëresha e muzikës pop, diçka që Beyonce di si ta bëjë më së miri është përkujdesja ndaj imazhit. Gjithmonë e përkushtuar t’iu dhurojë fansave sa më shumë të mundet nga daljet e saj publike, Knowles tashmë ka marrë një periudhë pushimi nga muzika, që pas lindjes së binjakëve. Duke qenë se ende nuk dihet se kur do ta shohim duke performuar në skenë, këngëtarja kujdeset t’i kënaqë adhuruesit e saj me foto e video, në të cilat ekspozon trupin.
Edhe pse imazhe të këtij lloji kanë qenë jo të pakta në një periudhë kohe të shkurtër, Bey këtë herë i ka treguar pothuajse të gjitha, e nëse mendoni se po flasim për zhveshje deri në limite, gaboheni. Veshur me një fustan vishnje, ngjitur pas trupit, artistja ka dëshmuar dhe një herë punën që po bën për rikthimin në format e mëparshme. Ato që bien më shumë në sy janë vithet e gjoksi, dy zona ku Beyonce duket se ka shtuar…dukshëm! Duke marrë parasysh angazhimin në palestër e dietat e posaçme, nuk do mend që Knowles duket bombastike, edhe me disa kilogramë më tepër. Nuk ka nguruar aspak të ekspozojë pafund të pasmet, ashtu sikurse ka nxjerrë në pah gjoksin e fryrë të post-shtatzënisë. Disa fansa e kanë kritikuar për këto dalje të ekzagjeruara, duke pretenduar se Bey nuk është në format e duhura fizike siç ajo mendon. Por, artistja nuk ka ndër mend të ndalet. Klikoni në galeri për super-imazhet e Beyonce-s.




Edhe Bebe e çmendur pas Milennial Pink!















6 VIP-at e guximshëm të kësaj vere!
